Koronavirusi: çast pas çasti
Vendet e punës që do të pësojnë më shumë nga pandemia
Ato vende të punës me rroga të ulëta dhe ata punëtorë me arsim të ulët do ta ndiejnë më shumë krizën
Një studim i kompanisë ndërkombëtare të këshillimit “McKinsey” del në përfundimin se në mënyrë tipike, pasojat negative të kësaj krize do t`i ndiejnë më shumë ata me rroga të vogla dhe arsim të ulët apo punonjësit me kontrata të përkohshme. Kompania i hedh një vështrim situatës në SHBA, ku vëren se bizneset e vogla e kanë ndier shumë peshën e situatës, pasi ata nuk kanë një “kapital mbështetës” për të vazhduar të japin rrogat.
Më të cenueshme, nga studimi, rezultojnë punët në sektorin e shitjeve dhe shërbimit, restoranteve, hoteleri turizmit, ndërtimit, argëtimit etj. Punët në bujqësi, menaxhim, financë dhe sigurime, në industritë teknike apo shkencore shihen si më pak të rrezikuara nga ndikimet afatshkurtra nga koronavirusi.
Profesionet me cenueshmëri më të ulët përfshijnë dhe punët që mund të bëhen nga shtëpia e në përgjithësi, ato që kanë kontakte fizike të kufizuara me të tjerët dhe që konsiderohen thelbësore.
Rezultatet e këtij studimi janë të ngjashme me ato të sondazheve të realizuara nga Pew Research Center, sipas të cilave ata me arsim më të lartë kishin më tepër të ngjarë të vazhdonin punën nga shtëpia gjatë koronavirusit. Zbulimi, në këndvështrimin e McKinsey, konsiderohet më shqetësues në mesin e shtimit të ndjeshëm të papunësisë në vend.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













