Lajme
Vendi evropian që nuk ka hekurudha
Transporti i njerëzve dhe mallrave në kontinentin europian është i bazuar gjerësisht mbi një rrjet hekurudhor të mirëorganizuar, që mundëson udhëtime të shpejta dhe të sigurta në çdo destinacion.
Sipas statistikave, vetëm brenda shteteve të Bashkimit Europian janë mbi 202 mijë kilometra hekurudhë ndërsa njerëzit përshkojnë rreth 345 miliardë kilometra me tren çdo vit.
Por është një shtet europian që nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë një sistem hekurudhor publik të mirëfilltë. Bëhet fjalë për Islandën, shtet që nuk e ka ndërmarrë kurrë nismën për të ndërtuar një rrjet të tillë.
Islanda është ishulli i dytë më i madh në Europë, pas Britanisë së Madhe, me një popullsi prej 380 mijë banorësh, ku 30% jetojnë në kryeqytetin Rekjavik. Edhe pse është shteti i 17-të më i madh në Europë për sipërfaqe tokësore, arsyet pse hekurudha nuk ka ekzistuar kurrë janë disa: Numri i ulët i popullsisë, rrjeti i mirëndërtuar i rrugëve, përdorimi i gjerë i makinave dhe kushtet e ashpra të motit.
Në fillim të shekullit XX Islanda ndërtoi një sistem hekurudhor transporti për mallrat dhe gurët e mëdhenj që merreshin nga guroret për t’u përpunuar. Në vitet 1930, hekurudha u përdor për transportin e materialeve bujqësore, ndërsa sot, një rrjet i vogël u përdor për transportimin e materialeve për ndërtimin e një hidrocentrali.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














