Lajme
Vendi ku mund të ndodhë fushëbeteja bërthamore
Poli i Veriut mund të shndërrohet në fushëbetejën e madhe bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Dhe e gjithë kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike.
Si pasojë e ngrohjes globale, në Arktik po hapen rrugë të reja dhe një senator amerikan thotë se vendi i tij ka mbetur mbrapa sa i përket dominimit në skajin verior të botës, në krahasim me Vladimir Putinin. “Në hartat tona po shfaqet një oqean i ri dhe kjo sjell disa pasoja”, thotë për CNN senatori Angus King, i shtetit të Mejnit (Maine). “Të jem i sinqertë, jemi treguar të mefshtë për të mbajtur ritmin”.
Që prej viteve 1970, kur bota ishte e zhytur në Luftën e Ftohtë, shtrirja e akullit gjatë verës është pakësuar me rreth 50% në Arktik. King, i cili është bashkëkryetar i komisionit të Senatit Amerikan për Arktikun, thotë se SHBA duhet të lëvizë më shpejt në atë rajon, për të përfituar nga burimet e naftës dhe gazit natyror që po shfaqen atje për shkak të ndryshimeve klimatike, por edhe hapjen e rrugëve të reja detare. “Në Detin Mesdhe u bënë 1000 vite luftëra për të vendosur marrëdhëniet e shteteve që lageshin prej tij. Çështja është, a mund ta hapim Arktikun dhe të shmangim konfliktin?”, tha ai.
Disa shkencëtarë kanë parashikuar se pranë Polit të Veriut akulli mund të zhduket tërësisht gjatë verës, brenda pak dekadave dhe sipas King, rrugët detare që do të hapeshin si pasojë, do të sillnin përparësi të mëdha ekonomike për shtetet që do të dinë t’i shfrytëzojnë. “Por Rusia ka një kufi gjigant në Oqeanin Arktik, të cilin po e militarizon fuqishëm. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe na prek të gjithëve”.
CNN është futur në bazën më të madhe ruse në Arktik në vitin 2021 dhe drejtuesit e saj zotoheshin asokohe që synimet e shtetit rus ishin paqësore. “Por Ukraina ndryshoi gjithçka”, thotë King. “Nëse ai ia del në Ukrainë, nuk besoj se do të ndalet aty”.
Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë thesarin që financon luftën e Putin
King është i shqetësuar se Putin mund të përdorë armët bërthamore për të rivendosur hegjemoninë e tij në Ukrainë, pas humbjeve të pësuara javët e fundit. “Ai ka disa opsione në tryezë sa i përket armëve taktike bërthamore dhe një prej tyre është demonstrimi në Arktik”, thotë King. “Ideja është që mund ta lëshojë aty bombën për të treguar se çfarë mund të bëjë, pa vrarë gjithë ata njerëz”.
King, i cili është senator i pavarur por shpesh rreshtohet krah demokratëve për çështje të caktuara, përshëndeti vendimin e Joe Biden për të emëruar një ambasador për Arktikun si dhe strategjinë e re kombëtare për rajonin që u miratua këtë muaj. Megjithatë, ai thotë se SHBA duhet të investojë më shumë që të konkurrojë. “Rusia ka 40 akullthyes, ne nuk kemi asnjë”, tha King. Sipas tij, edhe shtete të tjera që nuk kanë qasje në Arktik, si Kina dhe India, nuk po i fshehin më ambiciet e tyre. Në një konferencë për Arktikun të mbajtur në Islandë disa vite më parë, King thotë se delegacioni kinez kishte 40 anëtarë, çka tregon interesin e madh që ngjall rajoni tek ata.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













