Lajme
Vera po vjen: 28 gradë në Ticino
Për ata që kanë udhëtuar për festë drejt Ticinos, bllokimi i trafikut të Pashkëve në Gotthard ia ka vlejtur, të paktën për sa i përket motit
Moti gjatë festës së Pashkëve po shfaqet nga ana më e mirë këtë vit. Në Ticino, të Premten e Mirë është shënuar temperetura prej 28 gradësh. E diela dhe e hëna e festës do të vazhdojë të jetë me diell, por jo edhe aq i ngrohtë.
Temperaturat në Chur janë ngjitur në pothuajse 26 gradë të martën e kaluar – dita e parë e verës në Zvicër këtë vit, transmeton albinfo.ch. Por të premten kjo u tejkalua sërish dukshëm, raporton Meteonews Zvicër. Në stacionin matës Biasca në Ticino, termometri u ngjit në 28 gradë falë erës së veriut.
Për ata që kanë udhëtuar për festë drejt Ticinos, bllokimi i trafikut të Pashkëve në Gotthard ia ka vlejtur, të paktën për sa i përket motit. Meteonews premton gjithashtu shumë diell dhe temperatura të ngrohta në jug nga e shtuna në të hënë.
Të shtunën duhet të jetë rreth 25 gradë e ngrohtë, të dielën dhe të hënën 20 deri në 22 gradë, përcjell albinfo.ch. Ata që kanë qëndruar në shtëpi, në veri të Gotthardit mund të presin gjithashtu shumë diell, ndonëse me temperatura pak më të ulëta, prej 16 deri në 18 gradë.
28 gradët e matura të premten, sipas Meteonews nuk përbëjnë rekord temperaturash. Në Grono, për shembull, pothuajse 30 gradë janë matur më 26 prill 1987 dhe në Locarno-Monti më 9 prill 2011 ishte edhe më nxehtë, 31.8 gradë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit















