Maqedonia
Fluks i shtuar i diasporës në Maqedoni, shkak – ndërrimi i dokumenteve
Gjatë kësaj fundjave në Maqedoni është vërejtur fluks i shtuar i shtetasve maqedonas që jetojnë në mërgim, të cilët kanë shkuar për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, autoritetet atje sot nuk kanë punuar me kapacitet të plotë dhe turma të shumta të qytetarëve me pritje të gjata janë evidentuar edhe para sporteleve të pikës kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënie të dokumenteve. Ndërkohë në stacionin policor “Prolet” të shtunën sporteli nuk punoi fare dhe qytetarët u munduan kot, shkruan Alsat.
“Duhet të jetë një rend, të ketë hapësira tjera nëpër komuna dhe jo të jetë vetëm një qytet. Në çdo vendbanim të ketë pika për rregullim të dokumenteve. Duhet të shkojmë nga e hëna e tutje, ne erdhëm të shohim a ka pasaportë, nëse jo, duhet të organizohemi atje ta nxjerrim. Nëse nuk ka, duhet të udhëtojmë për Zvicër”, tha një qytetar.
Sikurse kjo familje që e ka patjetër të kthehet në Zvicër, ashtu edhe familja tjetër ka ardhur këto ditë posaçërisht vetëm për të rregulluar dokumentet. Ata habiten me këtë absurditet, nga që në Austri ku jetojnë thonë se kjo rrëmujë nuk mund të ndodhë për një çështje që është ditur prej vitesh. Ata thonë se janë detyruar të lënë punën dhe fëmijët për të ndërruar pasaportat.
“Po normale, ne kemi ardhur vetëm për këto dokumente, vetëm për pasaportën kemi ardhur sot për të nxjerrë. Kemi ardhur prej Austrisë, jam detyruar të marr pushim 1 javë, të vij të ndërroj dokumentet për mua dhe bashkëshorten. Nëse mund të kryej punë ose përndryshe duhet të kthehem para 12 shkurtit atje dhe të detyrohem përmes ambasadës t’i rregulloj atje pasaportat”, ka thënë një qytetar tjetër.
Problemi tjetër është që edhe qytetarët që jetojnë në vend, kanë pritur ditën e fundit për të ndërruar dokumentet me emrin e ri të shtetit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar se deri më tani janë lëshuar në përdorim mbi 1 milion e 200 mijë pasaporta.
Në anën tjetër, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se nga 12 shkurti dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër si pasaporta, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit nuk do të vlejnë jashtë shtetit. Me këtë rast, u është bërë thirrje qytetarëve nga diaspora që përmes ambasadave dhe zyrave konsullore në shtetet përkatëse ku jetojnë të marrin fletudhëtimet për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut pas 12 shkurtit. Por, autoritetet nuk kanë planifikuar që e gjithë diaspora vjen në pushim njëherësh, fare pak në pranverë dhe shumica në pikun e verës ku pritjet e gjata mund të jenë edhe më të mëdha se sa tani.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar dhe pas ekstradimit... -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë











