Kosova
Veseli kërkon Komision hetimor për listat e veteranëve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dorëzuar sot kërkesën për krijimin e Komisionit hetimor, i cili pritet “ta hetojë çështjen e listave të fryra të veteranëve dhe që ato të pastrohen”, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Veseli, përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka thënë se lufta e UÇK-së është shumë e madhe për të abuzuar me të.
“Ushtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të përfitojnë për vete, por që të fitojë Kosova, që qytetarët e saj ta fitojnë lirinë dhe perspektivën. Mashtruesit që kanë fryrë listat e veteranëve janë duke e lënduar emrin e UÇK-së dhe janë duke abuzuar me paratë e qytetarëve tanë. Kjo do të marrë fund. Siç kam premtuar, ne do ta bëjmë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit”, ka shkruar Veseli.
Sipas Veselit, askush nuk do të jetë mbi ligjin.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1303382059836997
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive













