Kosova
Veseli e siguron ambasadorin amerikan për Specialen
“Kosova do t’u qëndrojë obligimeve të veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë Dhomat e Specializuara”, ka thënë Veseli
Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, duket se e ka ndarë mendjen për sa i përket Gjykatës së Specializuar. Pas shkrimit autorial, ai qëndrimin pro e ka konfirmuar edhe në takimin që e ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë.
“Kosova do t’u qëndrojë obligimeve të veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë Dhomat e Specializuara”, ka thënë Veseli në takim, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe agjendën e Kuvendit për vitin 2018.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në takimin e Veselit dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











