Kosova
Veseli konfirmon mos largimin e ministrave të PDK-së
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë ministër i kësaj partie nuk është dorëhequr. Këto komente Veseli i bëri në një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza, dhe atë të Inovacionit Besim Beqaj, ku përfaqësuesve të bizneseve iu prezantuan reformat e reja fiskale.
“Ne kur hymë këtu, e pyetët ministrin Hamza se a ka dhënë ende dorëheqje? Si mund të japë dorëheqje një ministër që është i guximshëm e vendimmarrës. Partia ime ka partneritet me zhvillimin ekonomik. Unë jam shumë i kënaqur që në krahët e mi janë dy njerëz që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Veseli.
Të hënën, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen, por dorëheqja e tij nuk është pranuar nga kryeministri e as nga kreu i PDK-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











