Lajme

Vetëdorëzohet në polici adoleshenti në Gjermani që vrau 25-vjeçarin shqiptar

Vetëdorëzohet autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në qytetin e Këlnit

Mediat gjermane shkruajnë se një 17-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë gjermane, pas dyshimeve se ai është autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në qytetin e Këlnit, përcjell albinfo.ch.

Referuar gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në këtë qytet dhe kishte dalë për të festuar Halloween.

Thuhet se ai u qëllua me një mjet të mprehtë përpara një klubi nate. Dëshmitarët thanë se mes tij dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer. Adoleshenti është nën akuzë për vrasje. Ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar bashkë me avokatin në polici.