Shkurt.ch
Vetëm 27% të zviceranëve, pro pensionimit në moshën 67 vjeçare
Një sondazh i bërë së fundi në mesin e popullatës zvicerane ka nxjerrë në pah se një shumicë e zviceranëve me të drejtë vote janë kundër kësaj zgjatje. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, 57 për qind e tyre do ta kundërshtonin një gjë të tillë
Në Zvicër ka kohë që shqyrtohet mundësia e ngritjes së moshës për pensionim, nga 65 sa është sot për burrat e 64 për gratë në 67 vjet për të gjithë. Kjo ngritje moshe imponohet nga rritja e moshës mesatare të zviceranëve. Zgjatja e jetës së tyre pas pensionimit përbën problem për fondet e pensioneve pasi që ka gjithnjë më pak të rinj që punojnë në mënyrë që të mbushen ato fonde, të cilat kanë gjithnjë më shumë pleq për t`i shfrytëzuar.
Një sondazh i bërë së fundi në mesin e popullatës zvicerane ka nxjerrë në pah se një shumicë e zviceranëve me të drejtë vote janë kundër kësaj zgjatje. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, 57 për qind e tyre do ta kundërshtonin një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch. Fjala është për propozimin që sanimi i nevojshëm i fondit pensional të bëhet në mënyrë graduale ashtu që pas një kohe, mosha e pensionimit të shtyhej në 67 vjet. Vetëm 27% janë në favor të një zgjidhjeje të tillë dhe 16% janë të papërcaktuar.
Në asnjërën nga kategoritë e moshave nuk ka pasur shumicë shtimi në fjalë i moshës. Ndërsa shikuar sipas përkatësisë partiake, vetëm te FDP/PLR-ja kemi 50% në favor të propozimit në fjalë, pëercjell albinfo.ch. Ndërsa te mbështetësit e SVP/UDC-së ka më së shumti kundërshtarë, gjegjësisht 68% të zgjedhësve të kësaj partie do të ishin kundër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













