Lajme
Vetëm 5 % të kompanive të mëdha botërore drejtohen nga gratë
Ndërsa në Zvicër vetëm një nga 50 kompanitë më të mëdha drejtohet nga një grua
Shikuar nga një perspektivë ndërkombëtare, vetëm 1 në 20 kompani të mëdha botërore udhëhiqen nga gratë. Ndërkaq në Zvicër gjendja në këtë aspekt është edhe më e keqe, shkruan srf.ch. Këtu, vetëm një nga 50 kompanitë më të mëdha drejtohet nga një grua.
Këtë rezultat e ka treguar një hulumtim i realizuar në 16 vende, nga ofruesi i shërbimeve të personelit “Heidrick Struggles”, transmeton albinfo.ch. Përfaqësimi i grave është më i lartë në Norvegji me 16 për qind, ndërsa më i ulëti në Kinë, Zvicër dhe Gjermani.
Ndërkohë, çdo kompani e dytë më e madhe në Zvicër menaxhohet nga një shef me shtetësi të huaj, përcjell albinfo.ch. Përqindja nuk është më e lartë në asnjë nga 16 vendet e marra në shqyrtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve















