Bota

Vetëm tre shtete të NATO përmbushin kërkesat e presidentit Trump

Shtetet e NATO kanë vështirësi për të përmbushur kërkesat e aleancës dhe presidentit amerikan Donald Trump, që buxheti për ushtrinë të mos jetë më i vogël se 2 përqind, shkruan “Die Welt”.

Siç bënë me dije nga aleanca veri-atlantike, gjatë vitit të fundit vetëm SHBA dhe tre shtete europiane kanë tejkaluar dy përqindëshin e prodhimit të brendshëm bruto, dhe atë: Estonia, Greqia dhe Britania e madhe.

Për krahasim, Gjermania e kishte vetëm 1.24 përqind. Gjatë këtij viti pritet që tetë anëtare të NATO-s ta tejkalojnë shifrën 2 përqind.