Lajme
Veteranët: miratojeni ligjin, ndërprejmë grevën
Veteranët ia kanë bërë me dije shefit të ekzekutivit se ata do të ndërpresin grevën vetëm pasi që Kuvendit të miratojë ligjin
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se kanë pasur një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar ndërprerjen e grevës, por veteranët ia kanë bërë me dije shefit të ekzekutivit se ata do të ndërpresin grevën vetëm pasi që Kuvendit të miratojë ligjin.
Siç raporton RTV21, Qeriqi është shprehur se grevistët besojnë se ligji për vlerat e luftës do të kalojë në parlament javën e ardhshme, mirëpo, sipas tij, arsyeja e vazhdimit të grevës është frika se miratimi i ligjit mund të zvarritet.
“Jo, ne i besojmë qeverisë dhe e falënderojmë për këtë vendim që e ka marrë që ligji të shkojë në parlament, mirëpo kanë kaluar 12 vjet dhe mund në njëfarë forme mund të zvarritet ligji, dhe për këtë arsye po kërkojmë që sa më shpejt të miratohet”, ka deklaruar Qeriqi.
Njëzet e tetë ditë pas hyrjes në grevë rreth 100 veteranë të luftës qëndrojnë në tendat e vendosura afër Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet nga dita në ditë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












