Kosova
Vetëvendosja, humbëse e raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosja, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka regjistruar humbje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Kjo parti ka marrë vetëm 4 komuna, nga 12 ku pati kandidatët, duke e bërë opozitën fituese në shumicën e komunave të Kosovës.
LDK mori Prishtinën pas tetë vjetësh me Përparim Ramën, i cili ka mundur të fitojë me 51.07 % të votave ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me 48.93%.
LDK mori 7 komuna. PDK ka fituar 9 komuna mes tyre Prizrenin, AAK 5 komuna, mes tyre Gjakovën dhe Lëvizja Serbska ka fituar 10 komuna.
Pothuajse çdo parti opozitare veç e veç ka fituar më shumë komuna se sa Lëvizja Vetëvendosja.
PDK-ja është partia që ka fituar në 9 komuna, duke i marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenit.
PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj.
LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë-Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan, ku në këto dy të fundit pa balotazh.
Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna se sa LVV-ja.
Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa sot arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.
Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP ka fituar në Komunën e Mamushës.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













