Lajme
Vetëvendosje i del në mbrojtje ish deputetes së vet, Alma Lama
Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama
Pak ditë pasi që Alma Lama ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit i ka dalë asaj në mbrojtje nga sulmi verbal që i është bërë asaj përmes një letre të shkruar nga “Forumi i të Rinjve Myslimanë”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar medieve, në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”, thhet në komunikatën e VV.
Më tutje ajo thekson se është kundër çdokujt që diskriminon e fyen në çfarëdo bazash. “Duam të vëmë theksin se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s’e respektojnë kombin. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm.
Qëndrimet tona për secilën çështje janë të qarta e parimore, dhe janë vendime të marra në mënyrë demokratike, nga organet legjitime të Lëvizjes”, nënvizon më zutje VV në reagimin e saj.
Ndërkaq kjo lëvizje i ka cilësuar, veç tjerash si antikombëtare disa nga akuzat e FRM. “Thirrjet që Alma Lama të kthehet në Shqipëri, sepse nuk e ka vendin këtu, janë thirrje injorante, seksiste dhe antikombëtare.
Deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, megjithatë ne jemi vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar, dhe do t’i kundërshtojmë ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla”, përfundon reagimi i lëvizjes Vetëvendosje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës















