Lajme

Vetëvendosje mposht LDK-në në Gjilan

Zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur dje kanë renditur Lëvizjen Vetëvendosje të parën në nivel vendi. Nga rezultatet e numëruara nga KQZ deri më tani VV po prin para Lidhjes Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave

VV ka arritur një fitore të thellë edhe në Gjilan, ku udhëhiqet nga njëri nga njerëzit kryesor të LDK-së, Lutfi Haziri.

LDK zgjedhjet e kaluara kishte dalë e para në zgjedhjet parlamentare, ndërsa në ato lokale Haziri kishte fituar bindshëm ndaj VV-së.

Në Gjilan VV ka marrë 17 mijë e 864 vota, ose 39.70 për qind, LDK ka marrë 12 mijë e 217 vota ose 27.15 për qind, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.