Lajme
Vetitë shëndetësore të mollës së gjelbër
Përveç shijes së mirë, mollët e gjelbra ose jeshile kanë edhe disa vlera shëndetësore.
Janë të larta në fibra dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshme.
Por jo vetëm kaq. Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të mollëve jeshile.
Pasi kanë përmbajtje të lartë të fibrave, mollët jeshile ofrojnë një tjetër benefit të madh: reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
Zvogëlojnë kolesterolin
Një nga dobitë është edhe përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit, i cili është prezent në organizmin tonë.
Ndihmojnë tretjen
Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar nëse stomaku nuk do ta tresë atë, duhet të hani një mollë jeshile. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave që kanë.
Mbajnë nën kontroll urinë
Mollët jeshile përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që nëse keni probleme me oreksin, mund të mbështeteni tek mollët jeshile.
Mollët jeshile po ashtu kanë edhe dobi edhe për bukurinë, pastrojnë lëkurën, pasi mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike Tarifa deri në katër franga në plazhin Gitana ka rikthyer debatin nëse qasja në brigjet e... -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes -
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror













