Kosova
Berisha ofron kandidat konsensual për president nga komuniteti egjiptian
"Nëse vërtetë ka mbetur Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual”
Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se në emër të komunitetit të tij shpreh gatishmërinë që ta ofrojë nja kandidat konsensual për president të Kosovës.
Sips tij, situata politike aktuale është e paqëndrueshme dhe nuk po ndërmerren veprime konkrete për ta zgjidhur atë.
“Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël si Kosova me parti që kanë fituar besimin e qytetarëve nuk arrin të bëjë dot një zgjidhje që është elementare për një konsensus për një person të vetëm i cili do ta drejtonte shtetin.
Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtetë ka mbetur Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual”, ka thënë Berisha gjatë seancës plenare në Kuvend.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











