Autotech
Vetura suedeze thyen rekordin botëror të shpejtësisë
Rekordi është thyer për të shkuar më shpejt nga zero kilometra për orë në 400 km/h e sërish në 0 km/h
Rekordi i veturës Bugatti Chiron nuk ka zgjatur shumë. Ky rekord është thyer nga vetura suedeze Koenigsegg Agera RS, shkruan ‘businessinsider.com’.
Rekordi është thyer për të shkuar më shpejt nga zero kilometra për orë në 400 km/h e sërish në 0 km/h, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë Koenigsegg, që e arriti për 36.44 sekonda, rreth pesë sekonda më pak sesa Bugatti Chiron. Rekordi i ri botëror është vendosur në Vandel Air Basde të Danimarkës.
Në timonin e makinës suedeze ishte Niklas Lilja, ndërsa për Bugattin e kishte vendosur rekordin 0-400-0 km/h ish-piloti i Formulës 1, Juan Pablo Montoya.
“Jam shumë i kënaqur. Jam gjithashtu shumë krenar. Ekipi ka bërë një punë të mrekullueshme dhe kjo nuk ndodh çdo ditë”, deklaroi themeluesi Christian von Koenigsegg.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













