E-Diaspora
Video: A lejohet bashkëjetesa në Kosovë në mes një çifti me konfesion të ndryshëm?!
Vetëm dy hapa larg strehimores “Armée du Salut”, në sipërfaqe publike në afërsi të qelqtores të Reimsit, 35 persona nga Gjeorgjia, Kosova, Shqipëria dhe Afrika kanë gjetur strehim pranë fushës së futbollit, pas evakuimit të tyre nga parku “Saint John Perse”.
Pas arritjes së tyre në Francë, ata nuk kanë mundësi të zgjedhin, përpos se të flenë jashtë, me fëmijë. Migrantët e Reimsit në numër nuk janë të shumtë, por janë të shqetësuar: Strehimi i tyre në parkun “Saint John Perse” është dashur të çmontohej për arsye të shëndetit publik dhe u detyruan të vendosen në një vend tjetër të qytetit. Një nga ekipet e Televizionit “France 3” i ka vizituar në vendngjarje, transmeton Albinfo.ch.
Ekipi francez ka incizuar një video në kohëzgjatje prej rreth dy minutash, në të cilën shihen refugjatët në afërsi të fushës së futbollit, ku po zhvillohej një ndeshje miqësore futbolli. Ata kanë rrëfyer se kanë shumë të ftohtë nëpër tendat e tyre të ngritura dhe po përballen me kushte shumë të rënda.
Një shtetas i Kosovës ka rrëfyer se ai është i konfesionit islam, por se në Kosovë nuk e lejojnë të jetojë me një grua të konfesionit katolik.
Nga ana tjetër, në Serbi kanë dashur t’i vrasin, pasi atje çiftet duhet të jenë të konfesionit të njëjtë për të mundur të vazhdohet jeta.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













