Maqedonia

Video: Aksidentohet autobusi në autostradën Shkup-Tetovë

Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus.

Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.

Deri tani tri ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave.

Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në  Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve, thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës,  me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës, ka raportuar AlsatM, përcjell albinfo.ch.