Kosova
Vidhen 21 shishe me anestetikë në QKUK
Dyshimet e para janë te dy infermierë, që i kanë pasur çelësat e derës së minibarnatores, ku mbaheshin këta anestetikë
21 shishe me anestetikë, në vlerë prej 3 mijë eurosh, janë vjedhur në Klinikën e Anesteziologjisë. Ky ilaç sevofluran, i cili i takon grupit të ilaçeve si anestetik i përgjithshëm, kushton hiq më pak se 138 euro 1 shishe. Ndërsa, kur llogaritet në total, i bie se atë ditë u vodhën anestetikë në vlerë prej 3 mijë eurosh.
Sipas drejtorit të kësaj klinike, Basri Sejdiu, dyshimet e para janë te dy infermierë, që i kanë pasur çelësat e derës së minibarnatores, ku mbaheshin këta anestetikë. Ndaj infermierëve menjëherë janë marrë masa, pasi që vetëm ata kishin çelësat e minibarnatores, ku mbahej ky medikament.
Policia e Kosovës është në fazën fillestare të hetimeve dhe ka intervistuar disa persona lidhur me këtë rast, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për KTV.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










