Lajme
Vidhet një ATM në Meikirch, Bernë
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një ATM në Meikirch u hodh në erë nga një autor i panjohur. Siç raporton një qytetar, ai u zgjua rreth orës 2:40 të mëngjesit nga zhurma e fortë dhe dridhja. Fillimisht mendoi se dikush kishte hyrë me makinë në ndërtesën e tij, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Kur doli jashtë, ai zbuloi skenën e krimit. “Pashë pjesë të makinës, murin dhe izolimin e shtrirë në rrugë dhe vrapova nga këndi kur pashë që makina ishte hedhur në erë. Autorët tashmë ishin larguar”, u shpreh ai për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Pak minuta më vonë, policia ishte aty “me armë gati” dhe e largoi atë. Policia kantonale konfirmoi shpërthimin. Kanë nisur masat e gjera të kërkimit. Pasi shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, trafiku u devijua për pak kohë, por që atëherë kjo është hequr, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











