Lajme
Viktima më e re e koronavirusit vdes në Como, qytet në kufi me Zvicrën
Njoftohet se gruaja 62 vjeçe ka vdekur në një spital në qytetin Como, që është në afërsi të drejtpërdrejtë me kufirin me Zvicrën
Autoritetet italiane kanë njoftuar se në pasditen e të hënës ka ndërruar jetë personi i shtatë i infektuar nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një grua 62 vjeçe nga Castiglione d`Adda, në Italinë veriore, ka shkruar gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Njoftohet se gruaja në fjalë ka vdekur në një spital në qytetin Como, që është në afërsi të drejtpërdrejtë me kufirin me Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Kjo e bën rastin më të ndjeshëm për zviceranët dhe në veçanti qytetarët e Kantonit Tiçino, që kufizohet me Italinë dhe me qytetin Como.
Dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin dy të moshuar, 84 dhe 88 vjeç, derisa numri i të prekurve në Itali ka arritur në 230. Gjatë ditës është përgënjeshtruar rasti i raportuar dje , i vdekjes së një gruaje 84 vjeçe, të sëmurë nga kanceri, përc jell albinfo.ch. Autoritetet e spitalit kanë deklaruar se e ndjera nuk ka qenë e infektuar nga koronavirusi
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga Koronavirusi në botë ka kaluar 2600-shin. Prej tyre vetëm në Kinë raportohen 2592.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












