Jeta në Zvicër
Vinjetat e reja kanë ngjyrë të kaltër në Zvicër
Tani është e qartë se si duket vinjeta e re për autostrada, e cila ende kushton 40 franga.
Vinjeta e re për autostradat zvicerane ka ngjyrë të kaltër si qielli. Nga e shtuna mund të merret nëpër pompa të benzinës, zyrat e trafikut rrugor, në zyrat doganore dhe në zyrën postare.
“Në mënyrë që të jetë e vlefshme, ajo duhet të ngjitet në automjet në pozicionin e përcaktuar”, tha Administrata Federale e Doganave, shkruan albinfo.ch.
Në rastin e makinave, ajo duhet të vendoset në pjesën e brendshme të xhamit të përparmë, rimorkiove dhe motoçikletave, në një pjesë që nuk mund të zëvendësohet.
Vinjeta do të jetë e vlefshme nga 1 dhjetori i këtij viti deri më 31 janar 2020, me kusht që të vendoset në automjet në pozicionin e përcaktuar, siç njoftoi të enjten Administrata Federale Doganore e Zvicrës.
Në të ardhmen është paraparë mundësia për të paguar taksën nacionale rrugore në mënyrë elektronike. Pas kritikave, Këshilli Federal vendosi të aplikojë e-vinjetën në baza vullnetare. Departamenti i Financave duhet të bëjë një model për këtë deri nga mesi i vitit 2019.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












