Lajme
Vitamina A, e pranishme në këto ushqime
Vitamina A është e pranishme në shumë ushqime të përditshme.
Speci i kuq
Speci i kuq është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Duhet ngrënë gjysmë filxhani spec të kuq për ta plotësuar sasinë e rekomanduar ditore të kësaj vitamine.
Spinaqi
Ekzistojnë dy lloje të vitaminës A. Vitamina A nga mishi, peshku dhe produktet e qumështit, vjen në organizëm e gatshme për përdorim, ndërsa provitaminën A nga frutat dhe perimet, si spinaqi, trupi duhet ta procedojë vetë.
Mëlçia e viçit
Mëlçia e viçit është e mbushur me vitaminën A, e cila ndikon favorshëm në sistemin imunitar. Ajo i stimulon qelizat që ta bëjnë punën e tyre në mbrojtje nga infeksionet dhe ndihmon në krijimin e antitrupave të cilat luftojnë kundër çdo kërcënimi shëndetësor.
Patatet e ëmbla
Ky ushqim është një burim i pasur me vitaminë A. Një patate e ëmbël e pjekur e jep më shumë se 500% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.
Akullorja
Çfarë tingëllon më mirë? Një filxhan me akullore apo 20 konserva me ton? E besoni apo jo, të dyja versionet e kanë të njëjtën sasi të vitaminës A (rreth 20% të dozës së rekomanduar ditore), transmeton Koha.net. Megjithatë, vetëm 25 toptha të akullores mund të barazohen me një patate të ëmbël për sa i përket sasisë së vitaminës A.
Kungulli
Vitamina A i ndihmon zemrën, mushkëritë dhe veshkat në kryerjen e funksioneve të tyre. Nëse doni diçka të ëmbël, bëjeni një ëmbëlsirë nga kungulli. Përveç kësaj, kungulli është i pasur me beta karotenë dhe antioksidantë.
Karrota
Vitamina A e ruan shëndetin e syve. Vetëm gjysmë filxhan karota të papërpunuara do ta kompensojnë dozën e rekomanduar ditore të vitaminës A.
Nëse e konsideroni të pamundur që të fusni në organizëm mjaft vitaminë A përmes ushqimeve, atëherë kërkoni suplemente të caktuara ushqimore. Para përdorimit konsultohuni me mjekun.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










