Shkurt.ch

Viti 2018: Rega ka ndihmuar më shumë se 11 500 pacientë

Qendra e operacioneve të Rega ka ndihmuar 11 579 pacientë në vitin e kaluar dhe ka organizuar më shumë se 17 mijë misione. Kjo është historike për Rega-n.

Kjo është bërë nga 3,483 milionë klientë të Rega – 47,000 më shumë se në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Në krahasim me vitin 2017, Rega kishte 7.3 për qind më shumë misione. Kjo do të thotë se kanë ndihmuar 32 pacientë në ditë.

Por, ka dallime edhe sa i përket sezonit. Për shembull në muajt e verës, ekipet e helikopterëve të Rega-s, kanë pasur kërkesa më të mëdha.

12 573 kërkesa kishte gjatë muajve të verës, apo 6.8 përqind krahasuar me vitin 2017.

Gjithashtu Rega ka festuar edhe rritjen e kapaciteteve, pasi janë siguruar helikopterë të rinj, por edhe 47,000 klientë të rinj.