Lajme
Viti 2023 mund të jetë më i nxehti
Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale.
Sipas Jennifer Francis, shkencëtar i lartë në Qendrën e Kërkimeve Klimatike Woodwell, këtë javë temperatura mesatare ditore e planetit u rrit në nivele të larta të pashënuara ndonjëherë në të dhënat moderne të mbajtura nga dy agjenci klimatike në SHBA dhe Evropë.
Muajin e kaluar bota përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë në histori me një “diferencë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus.
Nxehtësia e oqeanit ka qenë jashtë grafikëve, me temperaturat e sipërfaqes muajin e kaluar që arritën nivelet rekord për qershorin. Pjesë të Atlantikut të Veriut kanë parë një valë të nxehtë detare me temperatura deri në 5 gradë Celsius, më të nxehta se zakonisht. Dhe në Antarktidë, ku temperaturat janë shumë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, akulli i detit ra në nivele rekord të ulëta , të cilat shkencëtarët e kanë lidhur me ujërat e ngrohta jashtë Oqeanit Indian, Paqësor dhe Atlantik.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj














