Lajme
Viti 2023 mund të rezultojë më i nxehti në histori
Rikthimi i fenomenit El Nino mund të rezultojë në një rritje të temperaturës mesatare në 2023 ose 2024.
Shkencëtarët shprehen se këtë vit ky fenomen do të sjellë temperatura edhe më të larta se një vit më parë, duke çuar kështu në një tjetër thatësirë ekstreme. “El Nino është normalisht i lidhur me temperaturat e larta dhe mund të thyejë rekorde në nivel global shprehet ,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Copernicus Climate të BE-së.
Modelet klimatike sugjerojnë një kthim në kushtet e El Nino në fund të verës dhe në fundit të vitit, deklarojnë ekspertët. Viti më i nxehtë në botë i regjistruar deri më tani ishte 2016, që përkon me një El Nino të fortë megjithëse ndryshimi i klimës ka nxitur temperatura ekstreme edhe në vitet e tjera kur ky fenomen nuk ka ndodhur.
Tetë vitet e fundit ishin më të nxehta të regjistruara në botë duke reflektuar ngrohjen globale të nxitur nga emetimet e gazeve serrë. Friederike Otto, pedagoge e lartë në Institutin Grantham të Kolegjit Imperial në Londër, shprehet se temperaturat e nxitura nga El Nino mund të përkeqësojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike që tashmë po përjetojnë vendet duke përfshirë valët e rënda të të nxehtit, thatësirën dhe zjarret.
“Nëse El Niño kthehet , ka një shans që viti 2023 të jetë edhe më i nxehtë se 2016 duke pasur parasysh se bota ka vazhduar të ngrohet ndërsa njerëzit vazhdojnë të djegin lëndë djegëse fosile”, tha Otto.
Shkencëtarët e BE-së Copernicus kanë publikuar një raport duke vlerësuar ekstremet klimatike që përjetoi bota vitin e kaluar. Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar në vitin 2022, ndërsa shiu ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike shkaktoi përmbytje katastrofike në Pakistan dhe në shkurt nivelet e akullit në Antarktidë arritën një rekord të ulët.
temperaturat

E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih