Kultura

Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Unë jam i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar Skënderbeun, ashtu edhe me shumë figura tjera kombëtare. Pos që janë inspirim në punën time, e ndjej një mburrje të madhe për ta bartur imazhin pozitiv të tyre me anë të artit

Në vitin 2014 vizitova armët e Skënderbeut në muzeun historik në Vjenë. Kur e pashë helmetën dhe shpatën e Skënderbeut më përshkoi një rrënqethje e madhe dhe e gjatë në tërë trupin. Ishte një ndjenjë lumturie e pa përjetuar kurrë më parë, para ndonjë objekti apo elementi kombtarë. M’u duk sikur e takova vet Skënderbeun! Ishte një takim imi me Skënderbeun pas 500 vjetesh!

Vetëm pas këtij takimi shpirtëror u pasqyrua te unë një frymëzim i madh për t’i pikturuar armët e tij. Nga fotot e bëra, që i shikoja gjithmonë,  ku dy vjet më vonë, pra në janar të vitit 2017, fillova të pikturoj me vaj që edhe zgjati gjysmë viti.

Përgjatë procesit të pikturimit të armëve të Skënderbeut kam qenë i përmbushur me atë energjinë pozitive që morra nga vizita që isha në muze, ku qëndrova me orë të tëra.

Më preokupon edhe sot për pasardhësit e tij, kush janë dhe kah janë të shpërndarë nëpër botë.

Unë jam i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar Skënderbeun, ashtu edhe me shumë figura tjera kombëtare. Pos që janë inspirim në punën time, e ndjej një mburrje të madhe për ta bartur imazhin pozitiv të tyre me anë të artit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu është hero kombëtar i shqiptarëve, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që i bën krenar, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art. Gjatë pesë shekujve, Skënderbeu ka qenë gjithmonë figura që i ka bërë bashkë shqiptraët, që i ka frymëzuar me atdhedashuri, me vullnet dhe me përkushtim për t’u bashkuar, sepse, siç thoshte edhe vetë Skënderbeu, të bashkuar bëhemi më të forte. Gjergj Kastriotit frenoi për 25 vjet agresivitetin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e trojeve shqiptare,

Gazmend Freitag