“Viza C”, përfundimisht kusht për shtetësinë zvicerane
Statusi i qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C) është njëri ndër këto kushte
Në projektin e bërë për revizionin e ligjit të të drejtës së të huajve për shtetësinë zvicerane, Qeveria Federale ka paraparë disa parakushte të detyrueshme për tu plotësuar.
Statusi i qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C) është njëri ndër këto kushte, shkruan portali blick.ch.
Pastaj vazhdojnë të tjerët si respektimi i kushtetutës, aftësia për tu kuptuar në njërën nga gjuhët e vendit dhe vullneti për pjesëmarrje në jetën ekonmomike të vendit ku jeton.
Qeveria Federale po ashtu ka për synim të bëjë më joshëse masat për integrim të shpejtë. Në këtë mënyrë, të huajt me shkallë më të lartë integrimi mund të konkurrojnë për shtetësinë zvicerane më parë se të tjerët.
Të huajt të cilët kanë një leje të përhershme qëndrimi C mund të kërkojnë shtetësinë zvicerane pas vetëm tetë vitesh qëndrim në Zvicër. Normalisht për vizën C duhen dhjetë vite qëndrimi ndërsa për nënshtetësinë zvicerane, 12.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














