Kosova
Vizita e Kurtit në Sarajevë i shqetëson ministrat e “Republika Srpska”, bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave
Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BH, megjithatë Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë
Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej më datat 4 dhe 5 dhjetor në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo ka ndodhur pasi ministrat nga ‘Republika Srpska’ kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në këtë samit.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, tha për Telegrafin se samiti tashmë është anuluar.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës udhëton sot nga Brukseli për në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës. Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnjë e Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datat 4 dhe 5 dhjetor, në Neum. Për shkak të disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar”, u shpreh ai.
Përkundër zhvillimeve atje, Kryeziu njoftoi se Kurti do të bëjë disa takime në Sarajevë.
“Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politikë, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”, shtoi ai.
Ndryshe, nënkryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Stasha Kosharac, tha se ministrat nga ‘Republika Srpska’ nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Ministrave, për shkak të mbërritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë.
Ndryshe Kurti po viziton BH-në me ftesë të Adil Kulenoviqit, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












