Lajme
Më 15 tetor mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore të Rrjetit të Bizneseve
Pas dy vjetësh pauzë shkaku i pandemisë, rikthehet më 15 tetor Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Shumë biznese të reja, por edhe ato tashmë me traditë të pjesëmarrjes në panair, do të jenë pjesë e këtij eventi, i cili është një nga ngjarjet më kryesore që organizon Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, raporton albinfo.at.
Lajmin për këtë organizim e kanë bërë të ditur Rrjeti i Bizneseve me anë të faqes së tyre në Facebook, “Albanian Global Diaspora Business”.
“Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore të Rrjetit të Bizneseve.
Gjatë ditës, (v.j.me 15 tetor) prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Panairi është një festë për komunitetin tonë.
Andaj shënojeni në kalendarin tuaj. Do të ketë edhe shumë befasi!”, thuhet në njoftim.
Adresa, në të cilën do të mbahet panairi është:
Museum Quartier, Museumplatz1, 1070 Wien
Data: 15 tetor 2022
Kohëzgjatja: 09:00 – 18:00
Hyrja për vizitorë: Pa pagesë
Për t’u informuar më gjerësisht rreth pjesëmarrjes së kompanive të interesuara për panair, mund të klikoni në këtë link:
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













