Lajme
Vjeshta po afron, ushqimet që duhet konsumuar gjatë kësaj stine
Në vjeshtë, ndjesia e lodhjes është e zakonshme. Paqëndrueshmëria e kohës, na bën të ndjehemi më të ngadaltë dhe të lodhur. Për të kapërcyer lodhjen na vijnë gjithmonë në ndihmë ushqimet! Dieta ushqimore, në stinën e vjeshtës, duhet të jetë e balancuar dhe me produktet e stinës, njësoj si në ato të mëparshmet.
Nuk duhet të mungojnë frutat, sidomos ato të thatat, perimet që ofrojnë minerale dhe vitamina për metabolizmin. Tryeza e vjeshtës është e pasur me ngjyra, të cilat stimulojnë shqisat dhe mëndjen: e kuqja e shegës, jeshilja e mollës dhe dardhës, ngjyra portokalli e kungullit, karotës,etj. Më poshtë do të gjeni disa ide për vaktet e ndërmjetme:
1.Portokalli për të larguar ndjenjën e urisë
Të pasura në fibra dhe me përqindje të madhe të vitaminës C, portokalli ka shumë antioksidantë. Krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon sistemit imunitar.
2. Gjiza, për një vakt të lehtë
E lehtë, e freskët dhe me përmbajtje të lartë të proteinave dhe mineraleve gjiza na furnizon me kalcium. Mund të hahet e shoqëruar me arra apo fruta të tjera të thata dhe fara të ndryshme (lini, kungulli, luledielli etj) Do ta reduktoni ndjeshëm ndjesinë e lodhjes.
3. Qumësht dhe çokollatë për të larguar stresin
Në ditët më të vështira dhe plotë me angazhime, zgjidhni një gotë qumësht me çokollatë të zezë, mundësisht me 75% kakao. Në sajë të vlerave ushqyese do të stimulojnë prodhimin e triptofanit dhe serotoninës, dy substanca që na ndihmojë të ndjehemi më mirë.
4. Karota për një pushim në zyrë
Perimet dhe frutat e papërpunuara si karota janë shumë të përshtatshme për t’i konsumuar në zyrë. Të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë, fibra dhe ujë, karotat ndikojnë në reduktimin e stresit edhe për shkak të procesit të përtypjes që lehtëson tensionet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













