Integrimi
Vjollca Hajdari u ligjëron grave të CDU-së për gjendjen në Kosovë
Para një rrethi të madh të grave të interesuara ajo ka ligjëruar mbi “Situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit”
Në një aktivitet të organizuar nga Unioni i Grave i Partisë Demokristiane të Gjermanisë, në Berlin, ekspertja e njohur shqiptare me qëndrim në Gjermani, Vjollca Hajdari ka mbajtur një ligjëratë mbi aktualitetin në Kosovë dhe në Ballkan.
Para një rrethi të madh të grave të interesuara ajo ka ligjëruar mbi “Situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit”. Është filluar me qytetin e Mitrovicës, pjesa veriore e të cilit është pushtuar nga Serbia dhe ku shqiptarët mund të kalojnë vetëm nën mbrojtjen e KFOR-it. Më tutje të pranishmet janë njoftuar me përbërjen etnike të Kosovës, thuhet në një njoftim të organizatorit, shkruan albinfo.ch.
Në konfliktin e prezantuar si luftë ndëretnike në mes të serbëve dhe shqiptarëve, në fakt kemi të bëjmë me një luftë të ashpër për regjionin e rëndësishëm të minierave, Trepçën. Të gjitha burimet me vlerë të Kosovës si minierat, shumë thesare nëntokësore dhe rezervoarët e mëdhenj të ujit, që kanë rëndësi edhe për prodhimin e energjisë elektrike, i ka përvetësuar Serbia, është shprehur znj. Hajdari. Me këtë veprim janë shuar edhe shumë vende të punës. Kështu, vendi tekstualisht është zhveshur deri në palcë nga pasuritë e veta.
Për shkak të gjendjes jostabile mungojnë investimet ndërsa pa ndihma nga jashtë njerëzit atje nuk mund të mbijetojnë, thuhet më tutje në njoftim. Një boshllëk në marrëveshjen e asociimit pengon marrëdhëniet tregtare në nivel ndërkombëtar. Kështu, vendi është i varur nga importi, BE-ja dhe nga diaspora.
Ndërsa Vjollca Hajdari, nga perspektiva e ligjërueses ka treguar për albinfo.ch se këtë ligjëratë e ka mbajtur më 28 prill, me ftesën e grave të CDU-së.
“Në prag të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, në këtë aktivitet raportova – ndër të tjera – për një shtet, i cili përkundër pasurisë marramendëse (nën) tokësore, shënon një shkallë të lartë të papunësisë dhe mungese të perspektivës”, thotë për albinfo.ch Vjollca Hajdari duke shkoqitur përmbajtjen e ligjëratës së saj. “Një shtet, i cili në shekullin 21 nuk e gëzon të drejtën themelore të lëvizjes së lirë – liberalizimin e vizave; Shteti i vetëm, himni i të cilit nuk ka përmbajtje, por që mban emrin “Evropa” – shumë ironike për një vend, i cili është shndërruar në geto brenda hapësirës evropiane”, thekson më tutje znj. Hajdari.
“Në këtë ligjërim unë pasqyrova historinë e Kosovës edhe gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë (Ballkanit), dhe po ashtu rolin e Serbisë, politikës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare në vend”, përfundon Vjollca Hajdari.
Pjesëmarrëset në këtë takim janë ndarë me njohje më të thelluar për gjendjen në Ballkan, thonë organizatoret duke falënderuar ligjëruesen për bashkëbisedimin intensiv që u ka mundësuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre
















