Kosova
Vlera importeve nga Serbia ka rënë për 20 milionë
Vlera e imporitit nga Serbia brenda një dite ka qenë 1.2 milion euro, mirëpo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës prej 100% vlera importit të mallrave nga Serbia është vetëm 140 mijë euro.
Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro.
Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, përcjell albinfo.ch se 2 deri 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë.
“Krahasimi në mes të dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndërmarrë masat mbrojtëse, tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë, është 20 milionë euro deri në këtë moment”, ka thënë Stavileci.
Zëdhënësi i Doganës gjithashtu ka thënë se më datën 6 nëntor ka filluar aplikimi i masës mbrojtëse prej 10 përqind, e cila ka qenë rreth dy javë, dhe në javën e parë me 10 për qind taksë, ka pasur një vazhdimësi të importit të rregullt, edhe përkundër masës prej 10 për qind, ndërsa në javën e dytë ka pasur një ulje të importit.
“Pas aplikimit të masës së dytë prej 100 për qind, më 21 nëntor, ne kemi vërejtur stagnim total të importit nga Serbia. Nëse dikur brenda një dite janë importuar nga Serbia rreth 1.2 milionë euro produkte, tani kjo ka rënë në disa qindra euro. Për arsye se në këto dy javët e para të aplikimit të masës prej 100 për qind, ne kemi vërejtur që kemi pasur vetëm 140 mijë euro importe prej Serbisë. Kjo është një vlerë shumë minimale. Të gjitha këto importe kanë qenë me vlera shumë të ulëta, 2 – 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa, të cilat kanë paguar këtë taksë pasi ka qenë edhe lëndë e parë”, tha Stavileci.
Gjithashtu Stavilevci ka thënë se deri tani gjatë këtyre dy jave ka pasur kapje të rasteve të kontrabandimit me disa produkte si me vezë, me produkte ushqimore, por sidoqoftë nuk ka qenë në nivelin shqetësues.
Ai ndër të tjera ka thënë se pas vendimit të ministrit të MTI-së, rreth 17 kamionë janë kthyer mbrapa, në Serbi, me produkte të cilat kanë pasur mbishkrime “Kosovo i Metohija”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












