Lajme

Vlerat ushqyese dhe kaloritë e akullores

Meqënëse përbërësi që dallon akulloren nga kosi i ngrirë është kremi, dallimi kryesor në vlera ushqyese është përmbajtja e yndyrës. Një kupë e rregullt akulloreje me vanilje përmban 5 gramë proteina, 31 gramë karbohidrate, 15 gramë yndyrë dhe 9 gramë yndyra të ngopura, kurse një kupë e rregullt kosi të ngrirë me vanilje përmban 5 gramë proteina, 38 gramë karbohidrate, 6 gramë yndyrë dhe 4 gramë yndyra të ngopura. Nga ana tjetër, në një akullore me qumësht shtohet sheqer dhe kripë për të forcuar shijen në produktin përfundimtar, teksa te kosi i ngrirë për shije mund të përdoret mjaltë ose nektar. Si kosi i ngrirë, ashtu dhe akullorja përmbajnë kalcium, shumë i dobishëm për forcimin e kockave, kështu që këtë verë kënaqni jo vetëm nepsin, por dhe organizmin tuaj.

Kaloritë

Një gjysmë kupe me kos të ngrirë përmban 110 kalori. E njëjta sasi në një akullore normale përmban 134 kalori. Një gjysmë kupë kos i ngrirë me pak yndyra përmban 107 kalori, ndërsa një gjysmë kupe akulloreje me pak yndyra 114 kalori. Për këtë arsye një akullore me kos është më e rekomandueshme për vaktet e ndërmjetme.