Lajme
Vlerat ushqyese të kungulleshkës
Për 10 vjet me radhë në Florida janë realizuar studime epidermiologjike në mbi 15 000 persona, të cilëve iu kërkua të bashkëpunonin duke ngrënë sasira të mëdha kungulleshkash. Pas 10 vjetësh u pa se hasja e tumorit në mushkëri te duhanepirësit ishte më e ulët në 30 % në krahasim me rastet e tjera në vend.
Kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit. Gjithashtu kungulleshkat janë perime që kanë pak kalori dhe karbohidrate (sheqerna), për këtë motiv janë shumë të përdorura në dieta dhe të këshilluara për diabetikët. Është shumë e pasur me ujë (93% ujë për 100g kunguj), përmban kripëra minerale (potas, hekur, fosfor, kalcium, zolf) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C). Është një nga perimet që stomaku e tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale).
Kungulleshkat kanë fuqi të lartë pastruese për organizmin (nga toksinat e ndryshme). Është e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun (në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë, e cila është e pasur me fibra), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat (gurë apo ciste).
Kungulleshka është një nga perimet që gjen përdorime të shumta në kuzhinat tona. Mund të gatuhen të skuqura, në furrë (të mbushura), në supa me perime të tjera, ose në fërgesat e vezëve.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet










