Lajme

Vlerat ushqyese të mjaltit

Si bëjnë bletët mjaltë?

Ky proces fillon kur një bletë ndalon në një lule dhe thith nga nektari i ëmbël e i lëngshëm i saj. Ajo e ruan nektarin në një “çantë” speciale, ku enzimat e thyejnë duke e kthyer në sheqerna të thjeshta. Kur bleta kthehet në zgjua, bletët e tjera e zhvendosin nektarin në huall. Ato rrinë pezull mbi huallin, duke krijuar një fllad që e than nektarin derisa ai të kthehet në mjaltë, dhe pastaj e mbyllin huallin me dyllin e tyre. Bletët vizitojnë 2 milionë lule për të bërë 0.5 kg mjaltë.

Nga vjen mjalti? Shumica e mjaltit vjen nga fermat ku bletët shkojnë, nga  prodhime, si manaferrat, perimet, pemët frutore dhe pemët arrore. Në 2017, bletarët amerikanë mblodhën 148 milionë paund mjaltë. Shtetet që prodhojnë më shumë mjaltë  janë Dakota e Veriut, Kalifornia, Dakota e Jugut, Florida dhe Montana. Bletët polenizojnë më shumë se një të tretën e kulturave dhe rrisin vlerën e të korrave me të paktën 15 miliardë dollarë.

Si përdoret mjalti në prodhim?

Pijet më të vjetra të fermentuara u bënë me mjaltë. Shkencëtarët e gjetën atë të ruajtur në kavanoza qeramike mijëra vjeçare në një vend në Kinën Veriore. Receta përfshinte gjithashtu oriz dhe fruta. Sot, prodhuesit e birrës e përdorin mjaltin për të bërë birrë të ëmbël ose të thatë, ose për të shtuar aromë, shije, dhe plotësi produktit.

A do të ndihmojë mjalti  për alergjitë?

Mjalti përmban polen, dhe për shkak të kësaj, disa njerëz hanë mjaltë për lehtësim nga ethet e temperaturës apo dhe për  alergjitë e tjera. Ideja është e ngjashme me mënyrën se si përdorim vaksinat ndaj alergjisë. Por llojet e polenit në mjaltë rrallë herë janë llojet e polenit që i bëjnë njerëzit të teshtijnë apo të shkaktojnë lotë  në sytë e tyre . Shkenca flet qartë për këtë: Konsumimi i mjaltit nuk do të ndihmojë shumicën e njerëzve me alergji sezonale.

A mund të të ndihmojë mjalti të shërohesh?

Përdorimi i mjaltit për të trajtuar plagët dhe djegiet ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për shekuj me radhë. Egjiptianët e lashtë e përdorën atë në plagë. Mjalti ka komponentë natyralë që luftojnë bakteret, nxisin shërimin, parandalojnë infeksionet dhe lehtësojnë ënjtjen. Për të qenë i sigurt, blini mjaltë nga një farmaci para se të trajtoni një plagë ose një vend ku mund të jeni djegur. Gjithmonë takoni  mjekun tuaj nëse plaga është serioze. Mos i jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç. Mund të ketë gjurmë të botulizmit që mund t’i sëmurë ata.

Sa jetëgjatësi ka mjalti?

Mjalti ka një jetëgjatësi të madhe. Shkencëtarët gjetën enë me mjaltë në varret egjiptiane që ishin mijëra vjet të vjetra dhe ishin ende të sigurt për t’u konsumuar! Lagështia e ulët, acidet e forta dhe komponentët antibakteriale e bëjnë pothuajse të pamundur të prishet për sa kohë që është i mbyllur. Mbajeni në një kavanoz të mbyllur fort në një vend të thatë dhe të ftohtë siç mund të jetë një qilar ose një vend i cili qëndron më shumë i mbyllur në shtëpinë tuaj. Nëse kristalizohet, vendoseni në një enë të hapur, joplastike, në një tigan me ujë të ngrohtë derisa të vijë në formën e mëparshme.

Çfarë është qumështi i bletës ?

Peltja mbretërore, ose qumështi i bletës, është superushqimi  për bletët. Çdo bletë e porsalindur e konsumon atë  për disa ditë. Por bletët e destinuara për t’u bërë mbretëresha ushqehen me pelte mbretërore deri sa të rriten. Kjo është arsyeja pse mbretëreshat janë më të mëdha dhe jetojnë më gjatë se bletët e tjera. Disa njerëz thonë se qumështi i bletës është gjithashtu një superushqim edhe  për njerëzit dhe mund të trajtojë çdo problem nga rënia e flokëve në menopauzë dhe artrin. Por pretendimet për qumështin e bletës janë më shumë të supozuara dhe jo të faktuara shkencërisht.

Çfarë është mjalti Manuka?

Ky mjaltë i errët, i bërë nga nektari i pemëve të Manukas në Zelandën e Re, është një ilaç popullor për plagët, djegiet dhe ulcerat. Ai ka një përbërës antibakterial që është unik në mesin e llojeve të tjera të mjaltit. Kjo është arsyeja pse ka tërhequr interesin e shkencëtarëve. Studimet e fundit mbështesin përdorimin e  mjaltit të Manukës për të shëruar plagët dhe sëmundjet e lëkurës, dhe për të luftuar bakteret vdekjeprurëse. Përdorimi i këtij mjalti rrit mundësinë  e trajtimit  për disa lloje kanceri.

A mund të lehtësojë mjalti simptomat e të ftohtit?

Prindërit tuaj dinin diçka kur ju dhanë mjaltë për të kaluar gjendjen e ftohjes. Studimet tregojnë se një sasi e vogël ndihmon fëmijët të kenë më pak kollë dhe të flenë më mirë, krahasuar me barnat në shurupë  të njohur dhe pilulave kundër alergjisë. Vetëm mos ia jepni të vegjëlve më pak se 1 vjeç, sepse në këtë moshë mjalti mund të shkaktojë botulizëm.