Shkurt.ch
Vlerësohen përpjekjet e Zvicrës kundër tregtisë me njerëz
Me gjithë standardet mjaft të avancuara që Zvicra ka vendosur lidhur me të drejtat e njeriut, ka ende vend për përmirësime. Kjo sidomos sa u përket një numri të kantoneve të cilat nuk janë sa duhet bashkëpunuese në jetësimin e këtyre të drejtave, në veçanti sa i përket luftimit të tregtisë me qenie njerëzore.
Një grup ekspertësh të kësaj fushe ka dalë me një vlerësim rreth shkallës së respektimit të të drejtave të njeriut nga Zvicra. Sipas tij, dy vjet pasi që Zvicra ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për luftimin e tregtisë me qenie njerëzore ka mjaft të arritura pozitive.
Ekspertët kanë dhënë lëvdata për mënyrën se si Zvicra ka arritur t`i koordinojë organizatat joqeveritare. Po ashtu është vlerësuar shumë pozitivisht fakti se Qendra Koordinuese kundër Tregtisë me Qenie Njerëzore është i lidhur mirë me rrjetet ndërkombëtare. Ndërsa kritikat u janë drejtuar tetë kantoneve të cilat ende nuk kanë ngritur qendra të tilla koordinuese kundër tregtisë me qenie njerëzore. Për pasojë, thonë ekspertët, në Zvicër, sa i takon realizimit të të drejtave të njeriut ka shumë ndryshim se në cilin kanton jeton. Këto dallime duhen hequr, gjegjësisht qendrat e përmendura duhet të ngrihen edhe në kantonet e mbetura, përfundon grupi i ekspertëve.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















