Portrete të firmave
Vlora Marina, nga vizioni në realitet
Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë.
Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.
Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.
Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League Ylli shqiptar i esports u shpall edhe MVP i turneut pasi udhëhoqi Natus Vincere drejt fitores... -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar”
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve


















