Kosova
Vodhi një bankë me rroba të policisë në Zvicër, arrestohet në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 40 ditë paraburgim serbit Aleksandër Raduloviq, i cili kërkohet nga Zvicra për grabitjen e një banke.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.R., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Raduloviq u arrestua para dy ditësh nga Policia e Kosovës, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Interpol.
Ai pasi kishte kryer grabitjen e armatosur në Zvicër, ishte larguar dhe kishte ardhur në Kosovë, ndonëse ishte vënë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane.
“Gjykata ka konstatuar se masat e tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Zvicra përmes INTERPOLIT ka parashtruar fletarrestim ndërkombëtar për arrestimin e A.R.”.
Sipas Gjykatës “nëse i njëjti do të gjendet në liri do të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte procedurën e ekstradimin nga shteti kërkues”.
Raduloviq, më 3 shtator të vitit të kaluar i armatosur së bashku me një person tjetër, të veshur me rroba policie të njësive intervenuese, kishin hyrë brenda bankës dhe kishin kërkuar para.
Pasi dyshohej se kishin kryer krimin, të njëjtit ishin larguar nga skena e krimit me një veturë ngjyrë të kaltër, e regjistruar në emër të policisë së Zvicrës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën











