Sport
Vojvoda zgjedh Torinon para Atalantës
Mërgim Vojvoda në një adresim për media ka treguar se e zgjodhi Torinon para Atalantës “për historinë e tyre” dhe se vendimi i tij për t’u larguar nga Standard Liege është i madh
Kosovari e kompletoi transferimin për 5.5 milionë euro plus bonuse nga Belgjika në Itali.
“Është e vërtetë që Atalanta me dëshironte dhe ata janë në Ligën e Kampionëve, por unë zgjodha Toron për historinë e tyre”, tha në një konferencë për shtyp Vojvoda, përcjell albinfo.ch.
“Falënderoj presidentin dhe drejtorin për përpjekjet që kanë bërë për të me transferuar. Kam folur me Samir Ujkanin dhe Jean-Francois Gillet, të cilët, të dy me kanë thënë se është vendim i drejtë zgjedhja e Torinos pasi që është klub i madh”, theksoi Vojvoda.
Ai tashmë ka pasur një stërvitje me trajnerin Marco Giampaolo dhe shokët e skuadrës sot.
“Kam marrë mendime shumë pozitive. Ka shumë punë taktike, e cila gjë është e mirë për mua, pasi që do të thotë se mund të mësoj gjëra të reja”.
“Unë mund të luaj në disa pozita të fushës. Preferoj të luaj si mbrojtës i djathtë por për 10 vite isha edhe mbrojtës, kështu që mund të luaj në të dyja rolet. Jam gati. Serie A është një ligë e madhe dhe ky është një hap i madh që të vije nga Belgjika në një ligë të tillë”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














