Fun
“Volkswagen Passat”, vetura evropiane e vitit 2015
"Passat" fitoi vendin e parë me 340 pikë. Vendi i dytë është fituar nga "Citroen C4 Kaktus" dhe i treti, nga "Mercedes C"
Në prag të Panairit të 85-të të automobilave në Gjenevë, në këtë qytet zviceran është mbajtur pjesa e fundit e përzgjedhjes së veturës evropiane të vitit 2015 (Car of the Year 2015), ku këtë herë ka fituar “Volkswagen Passat”.
“Passat” me shumicë dërmuese fitoi vendin e parë me 340 pikë.
Vendi i dytë është fituar nga “Citroen C4 Kaktus” që mblodhi 248 pikë dhe “Mercedes C”, i treti me 221 pikë të mbledhura nga juria.
Në garat për titullin “Car of the Year 2015” janë përfshirë të gjitha modelet konkurruese që dolën në tregun evropian gjatë vitit 2014.
Vetura e vitit është zgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga 58 gazetarë të automobilizmit nga 22 vende evropiane.
Përzgjedhja tradicionale për automjetin më të mirë evropian të vitit është mbajtur që nga viti 1964, ndërsa fituesi i 2014-s ishte “Peugeot 308”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













