Autotech
Volkswagen tërheq 700 mijë vetura shkak i një defekti
Shërbimi nacional amerikan për siguri në trafik ka bërë të ditur për një defekt të rrezikshëm për jetën e vozitësve derisa ata janë duke vozitur veturat e kompanisë gjermane Volkswagen.
Në fakt, vozitësi mundet rastësisht të heqë çelësin nga vetura derisa ajo është në lëvizje.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente serioze dhe lëndime, andaj kompania ka vendosur të tërheqë modelet Golf të prodhuar në vitet 2015-2016 dhe 2018-2019, Gofl GTI 2015-2019, Golf SportWagen 2017-2019, Jetta 2011-2018, Beetle dhe Beetle Convertible 2012-2019, transmeton kp, përcjell Albinfo.ch.
Të gjitha veturat e tërhequra, numri i saktë i të cilave është 679.027, kanë ndërrues automatik të shpejtësive dhe sistem të hyrjes pa kontakt në automobil.
Tërheqja do të fillojë më 11 tetor kur pronarët duhet të dërgojnë veturat e tyre në përfaqësinë e VW-së, për të ndërruar falas sistemin për ndezje.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?














