Autotech
“Volvo” ul shpejtësinë maksimale në 180 km/h, pritet më pak shitje në Gjermani
Samuelsson pranoi se limiti i ri i shpejtësisë mund të sjellë ulje të blerjeve në tregje të tilla si Gjermania, ku shoferët zakonisht udhëtojnë në 200 km/h ose më shumë
“Volvo Cars” tha se do të prezantojë një limit të ri shpejtësie prej 180 km në orë për të gjitha automjetet e reja, pasi fabrika e makinave suedeze kërkon të forcojë masat e saj të sigurisë dhe të përmbushë premtimin për të eliminuar viktimat e pasagjerëve deri në vitin 2020.
Volvo, ka një shpejtësi maksimale prej 212 km/h dhe ka bërë një përparim të madh në objektivin e saj të ashtuquajtur, “Vizioni 2020”, me vdekje zero ose lëndime serioze. Shefi ekzekutiv Hakan Samuelsson tha se nuk ka gjasa të përmbushë qëllimin pa masa shtesë për të pasur më shumë nën kontroll sjelljen e shoferit.
“Ne kemi kuptuar se për të zgjidhur këtë çështje duhet të përqendrohemi më shumë tek faktorët njerëzorë“, tha Samuelsson për Reuters.
“Përveç faktorit të shpejtësisë, Volvo ka në plan të shfrytëzojë teknologjinë duke përdorur kamera që monitorojnë gjendjen e shoferit dhe të rrisin vëmendjen për të dalluar në kohë rekord këmbësorët, të cilët mund të jenë të hutuar ose të dehur, dy ndër faktorët më të mëdhenj në aksidente”, tha Samuelsson, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa blerësit e ‘Volvo’-s shpesh zgjedhin markën për sigurinë e tyre, Samuelsson pranoi se limiti i ri i shpejtësisë mund të sjellë ulje të blerjeve në tregje të tilla si Gjermania, ku shoferët zakonisht udhëtojnë në 200 km/h ose më shumë, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk mund t’i kënaqim të gjithë, por ne mendojmë se do të tërheqim klientë të rinj”, tha CEO i kompanisë. “Unë mendoj se konsumatorët e “Volvo” në Gjermani do ta vlerësojnë se po bëjmë diçka për sigurinë e tyre,” tha ai.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













