Lajme
Von Cramon kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi para dhe gjatë ditës së votimeve, duke shtuar se nevojitet hetim ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
I was member of the @Europarl_EN Election Observation Delegation in #Serbia 🇷🇸 where together with my colleagues have observed the snap national parliamentary elections.
👇
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 19, 2023
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se ka qenë anëtare e delegacionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Serbi.
Von Cramon ka shkruar se ky proces u zhvillua në kushte të pabarabarta mes partisë, e cila ishte në pushtet dhe opozitës, duke deklaruar se kishte keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.
“Ne dëshmuam raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për anëtarësim në BE. Nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”, ka shkruar ajo.
Von Cramon ka deklaruar se Parlamenti Evropian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet.
Nga zgjedhjet në Serbi, mandatin e deputetit e ka marrë Shaip Kamberi, i cili sërish është i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb.
Qytetarët nga Medvegja, Bujanoci e Presheva që prej vitesh jetojnë në Kosovë, janë ankuar se u është pamundësuar pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Serbi, si pasojë e pasivizimit të adresave dhe marrjes së dokumentacionit.
Edhe në një raport të publikuar javë më parë në Beograd nga Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut, është bërë e ditur se rreth 3 mijë e 500 shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë nga listat e votimit në Serbi. Aty u theksua se pasivizimi është përdorur si instrument politik për të ndryshuar strukturën demografike dhe etnike të jugut të Serbisë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, kinematë zvicerane regjistruan 5.3 milionë hyrje, shifra më... -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik











