Lajme
Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët. Von Cramon, thotë se në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, me atë ç’ka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte. Ndërkohë, Von Cramon, thekson se Kosova meriton liberalizimin e vizave.
“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”, thotë Von Cramon.
Ajo këshillon dy palët në dialog që të pranojnë propozimin franko-gjerman.
“Jo, asociacioni është pjesë e gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, shton raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian. Lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, Von Cramon, thotë se edhe për të është e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS.
Megjithatë, ajo kërkon nga Këshilli i ministrave që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Tani ata kanë përmendur ETIAS, le të themi fazën tjetër, për mua personalisht nuk është shumë e qartë se çfarë do të thotë kjo. A do të thotë kjo, kushte të reja apo jo? Por për mua një gjë është e qartë, Kosova e meriton liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë plotësuar të 96-të kriteret katër vjet më parë. Komisioni ka dorëzuar një raport tjetër, raportin e shqyrtuar i cili është jashtëzakonisht pozitiv, kështu që nuk ka nevojë që asnjë shtet të thotë se Kosova duhet të presë, por çfarë do të negociohet dhe debatohet në këshillin e ardhshëm, ne nuk e dimë. Është e qartë se ka një grup shtetesh të cilat ende kanë rezerva”, shton ajo.
Propozimin franko-gjerman për dialogun e kanë konfirmuar në Kosovë edhe krerët institucionalë, por nuk kanë dhënë detaje për përmbajtjen e tij./KP
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











