Lajme
Von der Leyen: Kemi rrënuar sistemin financiar dhe industrinë ruse
BE po punon për një paketë të shtatë sanksionesh ndaj Rusisë, pas njoftimit të presidentit Putin se do të mbështesë 4 referendume ilegale në Ukrainë.
Paketa pritet të prekë sektorë të caktuar, si aviacionin dhe ndalimin e eksportit të pajisjeve teknologjike, të rëndësishme për industrinë ruse. Edhe qytetarë të caktuar rusë do të preken.
Duke folur nga Princeton University, presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar se sanksionet do t’i dhembin Rusisë.
“Nëse shihni sektorin financiar në Rusi, ai ndodhet në vështirësi. Edhe industria ruse është e copëtuar. Është interesante të shohim edhe sektorin ushtarak, i cili po kalon kohë të vështira, pasi forcat e armatosura nuk kanë atë që u duhet, për shkak se teknologjitë e zhvilluara mungojnë. Këto të fundit i prodhojmë ne dhe nuk po i eksportojmë më. Ndaj, tani po shohim rusët që po shqyejnë frigoriferët dhe lavatriçet për të marrë përçues energjie, për t’i përdorur në sektorin ushtarak. Pra, në thelb, Kremlini e ka lënë ekonominë ruse në shtegun e harresës”, tha ajo, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













