Tematike
Votat federale për pushimin dyjavor të atësisë, më 27 shtator 2020
Zvicra është një nga tri vendet e fundit evropiane, me Shqipërinë dhe Irlandën Veriore, që nuk posedon pushim të atësisë

Këshilli Federal ka vendosur të propozojë për votim, në shtator të këtij viti, pushimin e dyjavor të atësisë. Të njëjtën ditë ne do të votojmë edhe për katër lëndë të tjera. Teksti i pushimit të atësisë parashikon që dy javë të merren nga babai brenda një viti që nga lindja e një fëmije. Pushimi mund të merret, qoftë në bllok (përnjëherë) ose në ditë të ndara.
Financimi i rreth 230 milionë franga në vit, sa do të kushtojë ky sigurim i ri shoqëror, do të merret përsipër nga sigurimi i humbjes së pagës (APG në gjuhën frënge). Kjo nënkupton një rritje të përqindjes aktuale të APG me 0.05 pikë. Prandaj do të kalojë nga 0.45% në 0.50%, e ndarë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, që përfaqëson 3.90 franga në muaj për një pagë mesatare zvicerane prej 6.500 franga (1.95 të paguara nga ‘punonjësi dhe 1.95 paguar nga punëdhënësi).
Historia e procesit të votimit që nga nisma popullore e deri te votimi i shtatorit të ardhshëm e ilustron ngadalësinë e demokracisë direkte në Zvicër. Në të vërtetë, organizatat ombrellë Travail Suisse, männer.ch, Alliance F dhe Pro Familia Zvicra depozituan në verën 2017 nismën popullore “Për pushimin e arsyeshëm të atësisë” që propozonte katër javë të pushimit të atësisë. Pastaj, dy dhomat federale votuan një kundër-projekt pushimi dy-javor, i cili u kundërshtua nga një komitet referendor i përbërë nga disa anëtarë të të rinjve radikalë-liberalë (FDP) dhe të partisë UDC/SVP (Unioni Demokratik Qendror). Prandaj do të votojmë në 27 shtator, pas këtij referendumi.
Argumentet për pushimin e atësisë, të paraqitura nga Travail Suisse, männer.ch, Alliance F dhe Pro Familia Zvicra janë të shumta. Për to, Zvicra është një nga tri vendet e fundit evropiane, me Shqipërinë dhe Irlandën Veriore që nuk posedon pushim të atësisë. Prandaj duhet avancuar në këtë aspekt. Të qenit prezent që nga dita e parë pas lindjes u mundëson baballarëve të lidhen me fëmijët e tyre dhe të konfirmojnë se ata kanë të drejtë për një rol aktiv si edukator në familje. Është gjithashtu e rëndësishme të mbështetet nëna lehonë, ashtu që detyrat shtëpiake dhe kujdesi për fëmijët të ndahen mes dy prindërve. Aktualisht disa ndërmarrje të mëdha u ofrojnë punonjësve të tyre pushim atësor, gjë që i bën ata më konkurrues në krahasim me kompanitë e vogla dhe të mesme që nuk mund të përballojnë një barrë të tillë financiare. Pushimi atësor i financuar nga një sigurim shoqëror do të eliminonte këtë pabarazi.
Më në fund, argumenti i komitetit referendor kundër pushimit atëror është kostoja e financimit të këtij sigurimi.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” nderohet edhe Ajet Tahiri Në spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i mbajtur të shtunën në Shkup, me çmimin...
-
Si e shohin politikanët shqiptarozviceranë kthimin e degëve të partive kosovare në Zvicër
-
Mërgimtarët vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit, premtimi i Qeverisë mbetet bosh
-
Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin Italisë, 8 të arrestuar
-
FC Kosova Cyrih fitues i Kupës së Unionit në Zvicër për vitin 2022
Jeta në Zvicër
-
BIsedë
Liberalizmi zviceran, midis qytetarisë aktive dhe lirive individuale Opusi i dytë i diskutimeve mbi liberalizmin i realizuar nga shoqata Albinfo.ch në bashkëpunim me Qarkun...
-
Shkencëtarët në Zvicër dhe Austri kanë krijuar një plastikë të re të riciklueshme
-
71 dele bien nga shkëmbi, ngordhin 40 prej tyre: Ishte ujku shkaktar?
-
6 muaj burg për ish-priftin e varur nga lojërat e fatit: ka marrë mbi 3 milionë franga “hua”
-
Si e shohin politikanët shqiptarozviceranë kthimin e degëve të partive kosovare në Zvicër